Vetëvaret një 45 vjeçar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne lagjen 11 Janari ku 45 vjeçari është gjetur i varur në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij, raporton gazetari Elidon Berberi.
Trupin e pajetë të 45 vjeçarit e kanë gjetur të afërmit e tij, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Ai ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që ndodhej me pushime në vendlindje. Nuk dihen shkaqet që e çuan deri në vetëvarje.