Hetimet për vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin (Egli) Proga, vijojnë. Sot, Prokurorja e Pogradecit ka thirrur për të marrë në pyetje familjarët e 42-vjeçarit, i cili humbi jetën pasi u dhunua barbarisht nga 29-vjeçari Denis Meçe. Autori i vrasjes makabre, Denis Meçe, i cili dhunoi për vdekje Egli Pragën, rezultoi të jetë nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora.
Ndaj familjarët e viktimës, babait të dy fëmijëve, hodhën akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën. Policia e Pogradecit mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kanë fshehur ngjarjen, por një hetim ka nisur për kryepolicin e Pogradecit, Elton Halili.