Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“I lidhnin”/Ish-infermierja tregon trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari

22:17 12/08/2024
Reading Time: 2 min lexim

Fotoja më sipër, është momenti i fundit i dy të moshuarve bashkë.

Njëri prej tyre Zyhdi Shehi doli nga azili me pranga në duar, kurse tjetri Virxhil Vesho u nxor i pajetë prej andej, fillimisht u dërgua në një agjenci funerale si një i moshuar që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale e më pas e përcollën në morg si të vrarë nga shoku.

Kur grupi hetimor ka zbardhur skemën se çfarë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Ali Visha, dhe kur autori po trajtohet në spitalin psikiatrik me urdhër të Gjykatës, Prokuroria ka administrua përpos kartelave të dy të moshuarve, njëri me sklerozë e tjetri me Parkinson dhe demencë, edhe të dhëna mbi administratorët.

Ajo çka ka kërkuar Prokuroria orët e fundit është sekuestrimi i kartelave të të punësuarve, për të kuptuar nëse plotësojnë apo jo kushtet për të shërbyer si kujdestarë të moshuarish. Nga ana tjetër ka administruar edhe dëshminë e mjekut te punësuar në azilin privat, që u informua nga dy infermieret nën hetim për ngjarjen. Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçin thonë se mbasi e panë të dëmtuar viktimën ato kishin kujtuar se ai ishte rrëzuar aksidentalisht.

“Nuk e vlerësova që duhet ta kontrolloja trupin”, deklaron në dosje mjeku i azilit, “mbasi më treguan se i moshuari ishte rrëzuar ndaj dhe ju kërkova të njoftonin agjencinë funerale”

Një ish-punonjëse që ka punuar si infermiere, në kushtet e anonimitetit tregon për Top Channel mbas krimit se cilat janë kushtet aty.

Ish infermierja: Kam pasur pozicionin e infermieres, por jo të gjitha ishin të licensuara. Merreshin në punë edhe nëse kishin bërë një shkollë për infermieri dhe kaq. Të moshuarit nuk seleksionoheshin, një një familjar sillte një të moshuar e merrnin direkt. Kapaciteti ishte plot, kishte raste kur vendosnim për të fjetur dy pacientë në një krevat gjatë natës. Me turnin e natës ka dy infermiere dhe është e pamundur që të kontrollojnë të gjithë pacientët, ndërsa rregulli është që çdo i moshuar duhet kontrolluar çdo një orë gjatë natës.

Pse i lidhnin të moshuarit?

Ish-infermierja: Nuk është e lejuar, familjarët nuk e dinë sepse nuk do t’a linin babain ose në atë gjendje. Shumë pacientë që ishin të pamenaxhueshëm, ata që ndodheshin në katin e infermierisë na vinte urdhër që t’i lidhnim sepse i gjenim të rrëzuar apo të vrarë.

Sa kam qenë unë asnjë nga institucionet nuk ka ardhur për kontroll. Higjeëna, ushqimi dhe personeli duhej kontrolluar. Ushqimi nuk ishte i cilësisë së lartë. Gjatë natës pacientët ngriheshin dhe kërkonin bukë sepse konsumonin zakonisht përshesh me qumësht dhe kos. Disa prej tyre ushqeheshin nëpërmjet shiringës. Konsumonin edhe bukë me vezë dhe djathë përgjithësisht. Kushtet ishin deri diku të mjerueshme, higjena është zero.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: i moshuar

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Horoskopi sot: 11 Gusht 2025

Horoskopi sot: 13 Gusht 2024

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English