Skip to content
Kryesore

“Pse më ke zënë krevatin”/ Si nisi sherri mes të moshuarëve në azilin e Tiranës

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në një azil privat për të moshuarit në Tiranë, ku Zyhdi Shehu ka goditur disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mësohet se shkak është bërë krevati i dhomës, ku qëndronin dy të moshuarit.

78-vjeçari, i ka thënë shokut të tij të dhomës se pse më ke zënë krevatin”.

Krimi ndodhi sot rreth orëve të para të mëngjesit. 82-vjeçari ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.