Enton Duro u shkarkua nga detyra disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, i cili mbante postin e drejtorit të Tatimeve.
Vendimi i shkarkimit mbante firmën dhe vulën e kryeministrit Edi Rama, i cili shkarkoi Duron pa mbushur 4 muaj në postin në fjalë.
Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se në këtë post është emëruar Delina Brahimaj.
Brahimaj do të jetë drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve. Deri tani, Brahimaj ka drejtuar INSTAT-in, por ditën e sotme ajo është emëruar nga kryeministri Edi Rama në detyrën e re.
Ajo u emrëua gjatë një takimi që kryeministri Rama kishte thirrur në Kryeministri me drejtuesit e Tatimeve në vend.
Mësohet se Brahimaj ka punuar më parë në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri. Ajo ka qenë kordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.