Kanë kaluar thuajse 24 orë nga lajmi se virusi i etheve të Nilit është rikthyer në Shqipëri pas 13 vitesh dhe ka marrë 3 jetë. Edhe pse kanë konfirmuar lajmin e publikuar në media, deri më tani, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka dalë ende në një deklaratë për shtyp, për të njoftuar qytetarët lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi, e po ashtu sesi të mbrojnë veten për të parandaluar infektimin, ose sesi të sillen nëse dyshojnë se janë të infektuar. E po ashtu mbi të gjitha, si të testohen. Mes këtij “terri informativ”, Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik ka zgjedhur që të flasë në media për të dhënë më shumë detaje.
Në një intervistë për “MCN”, Tomini u shpreh se rastet më të shumta të infektimeve janë shënuar në Lushnje, Fier dhe në Kurbin, kryesisht mbi 62 vjeç.