Shtyhet për në datë 7 gusht në orën 13:00 seanca gjyqsore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera.
Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por SPAK nuk e ka një shifër ekzakte, ndaj ish-ministri Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre.