“Wizz Air” kompania ajrore që njihet për shërbimet skandaloze, u ka bërë sërish “bisht’ denoncimeve, për vonesat me orë të tëra të fluturimeve. Mbrëmjen e djeshme, kjo linjë ka shtyrë me plot 6 orë fluturimin Genoa-Tiranë.
Pasagjerët janë lajmëruar kur kanë mbërritur në aeroport për shtyrjen e udhëtimit, por pa u dhënë asnjë shpjegim se përse janë lënë në pritje. Fëmijë e të moshuar janë detyruar të presin në aeroport, ku askush nuk pyeti më për ta.
Kjo nuk është hera e parë që pasagjerët përballen me vonesa të tilla. E megjithatë Wizz Air ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë situatë, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të zgjidhjes së problemit të tyre.
View this post on Instagram