Pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga puna drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Vendimi i KLP-së erdhi pas arrestimit të Zarkës me urdhër të SPAK, i dyshuar për ushtrim ndikim të paligjshëm në të paktën 8 raste, 4 prej të cilave kishin të bënin me dosjen “Toyota Yaris”, dhe personat e lidhur me të.
Përveç Zarkës, i cili u vu në pranga, SPAK, ka shpallur në kërkim ish-oficeren e Policisë Gjyqësore pranë Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, avokatin Radovan Çela dhe shtetasin Astrit Vladi.
Në një njoftim për mediat, SPAK deklaroi dje se nga hetimet rezultoi që herë në bashkëpunim herë jo, këta persona kishin ndërhyrë dhe ishin korruptuar bashkë me zyrtarë të drejtësisë për çështje hetimore.