Kanë mjaftuar votat e maxhorancës për të emëruar ministrat e rinj në kabinetin “Rama 3”. Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në sot në një seancë të posaçme për emërimin e ministrave të rinj. Pavarësisht kundërshtive të opozitës, të gjithë janë emëruar në postet e reja me 77 vota.
Me votim elektronik, për shkak se Foltorja ishte e bllokuar, është emëruar në detyrën e re edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Kjo e fundit, u lag edhe me ujë nga deputetët e opozitës teksa po mbante fjalën e parë në krye të detyrës.