Një shpërthim ka tronditur në orët e para të mëngjesit Velipojën. Sipas informacioneve në fshatin “Rrjoll” në Velipojë rreth orës 03:45 është hedhur eksploziv në tarracën e një lokali.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.