Kryetari i kryesisë “Nisma Thurje”, Pano Soko, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Open” në News24, lidhur me atentatin e fundit në Memaliaj, ku humbën jetën 3 persona dhe një tjetër u plagos. Soko vuri theksin te ndikimi i grupeve kriminale në ekonominë shqiptare dhe rolin e qeverisë në krijimin e një mjedisi që favorizon aktivitetet e tyre.
“Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet. Nëse në këtë vend qarkullojnë 4.8 miliardë euro, që kalon çdo shumë të ekonomisë shqiptare, natyrisht që do të kemi përplasje të tilla. Kush e lejon krijimin e këtij mjedisi, këtij ambienti? Natyrisht që qeveria”, tha Soko.
Ai argumentoi se qeveria është përgjegjëse për krijimin e një mjedisi ku grupet kriminale mund të operojnë lirshëm, duke shfrytëzuar vendin për të përfituar ekonomikisht. Sipas tij, qarkullimi i një shume të tillë parash nënkupton domosdoshmërisht përplasje dhe atentate të dhunshme.