Një ditë pas arrestimit të tij nga autoritetet spanjolle, Prokuroria e Posaçme, ka dorëzuar dokumentacionin për ekstradimin nga Madridi drejt Shqipërisë së Leonard Luzit. 47-vjeçari nga Vlora akuzohet për organizimin e një atentati të dyfishtë në qytetin e Vlorës, vitin e kaluar.
Luzi akuzoher zyrtarisht nga SPAK për sigurimin e kushteve për të vrarë vrarë Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan, grup kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Shkresa për ekstradimin e tij e firmosur nga prokurorja e posaçme Dolororeza Musabelliu dhe i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, për t’u dorëzuar te autoritetet spanjolle.
Për 47-vjeçarin, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.