Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se do të fillojë hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit duke marrë dëshmitë dhe provat nga familjarët e të vrarit Aleks Nika. Ky hetim do të përfshijë gjithashtu marrjen në pyetje të një sërë zyrtarësh të lartë, duke përfshirë Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Edi Ramën, Ndrea Prendin, dhe të tjerë. SPAK gjithashtu pranon dëshmi, indicie dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjet tragjike të asaj dite.
Një provë e rëndësishme që SPAK duhet të shqyrtojë janë deklaratat e bëra nga Agron Malaj, ish-Shef i Njësisë Speciale të Zjarrit të Gardës, në seancën gjyqësore të datës 11 korrik 2011. Malaj, në dëshminë e tij, ka treguar detaje të hollësishme mbi veprimet e tij dhe të njësisë së tij gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur turma e protestuesve u përplas me forcat e Gardës përballë Kryeministrisë.
Deklarata e Agron Malajt:
“Detyra ime ishte Komandant Seksioni i Njësisë Speciale të Gardës. Më 20 janar mora urdhër nga komandanti i Njësisë Speciale për protestën. Më pas mora planin e masave nga shefi Alfred Ahmetcenaj dhe bëra njohjen e detyrës me efektivët. Më 21 janar, rreth orës 11:45, u vendosëm te parkingu mbrapa kryeministrisë. Turma u bë më agresive dhe në një moment u hap porta nga protestuesit dhe turma u fut brenda territorit të kryeministrisë.”
Malaj shtoi se efektivët e tij qëlluan në ajër për të ndaluar përparimin e turmës dhe se ai vetë kishte qëlluar, por arma i ishte bllokuar. Ai theksoi se njësia e tij kishte vepruar sipas urdhrave dhe planit të masave të miratuara për atë ditë.
Afera dhe skandale, Agron Malaj një precedent i njohur për SPAK
Ish-gardisti i 21 Janarit, Agron Malaj që për të pastruar emrin u bë palë me qeverinë Rama dhe pranoi t’i shërbejë, u mbajt me hatër disa ditë më parë kur SPAK, sekuestroi pasuri të lidhura me ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato.
Sekuestrimi i pronave të tyre, përfshirë toka, ndërtesa dhe apartamente, është pjesë e hetimeve për skandalin me tenderat e kompanisë “5D Konstruksion”. Megjithatë, SPAK ka anashkaluar sekuestrimin e pasurive të Agron Malajt, i cili i ka kaluar pronat në emër të familjarëve të tij.
Investigimet kanë zbuluar se Agron Malaj ka transferuar prona dhe biznese në emër të vëllait të tij, përfshirë një hidrocentral që po shkatërron burimet ujore të zonës së Burrelit. Banorët e zonës vuajnë nga infrastruktura e dobët, me rrugë të pakalueshme dhe shkolla të papërdorshme, ndërsa Malaj dhe familjarët e tij përfitojnë nga pasuritë publike.(Lexo më shumë)
Rrugët e fshatit Frankth janë lënë në mëshirë të fatit. Pesë familje në këtë fshat më saktë në lagjen Ballsh, sakrifikojnë çdo ditë për të çuar të vegjëlit e tyre në shkollë.
Në këtë zonë të thellë malore, 8 fëmijë ecin në këmbë drejt Burrelit, ku ndodhet shkolla që shkojnë çdo ditë. Maratona e tyre e përditshme përfshin 3 orë vajtje dhe 3 orë kthim, ndërsa rrugët janë jo vetëm të pakalueshme por dhe shumë të rrezikshme.
Pavarësisht se në qendër të fshatit kanë shkollën, që do të ishte më e favorshme nga distanca për t’u frekuentuar, sepse rruga automobilistike që do të lidhte fshatin e tyre Frankth me shkollën është inekzistente.
Rasti i “La Brisa”
Në kompaninë e Redi Mollës, Taulant Tushës dhe Mariglen Qatos, tashmë të njohur për vjeljen e parave nga xhepi i nevojtarëve, janë kryer transaksione që mbajnë shifra të ndryshme. (lexo këtu)
Në kompaninë e Redi Mollës, Taulant Tushës dhe Mariglen Qatos, tashmë të njohur për vjeljen e parave nga xhepi i nevojtarëve, janë kryer transaksione që mbajnë shifra të ndryshme.
Ky biznes është i ndarë mes dy aksionerëve dhe Tivari gëzon 40 për qind të aksioneve. Por, ndaj pronarit të vërtetë të këtij hoteli ka nisur një hetim nga SPAK, për trafiqet e drogës e pastrimin e parave ku dhe anëtarë të tjerë që janë pronarë kanë “tentakula”, vjedhjen e fondeve, shpërdorimin e veprimtari të tjera korruptive të Bashkisë Tiranë.
Tivari nga ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë është kthyer në sipërmarrës që menaxhon investime në miliona euro. Në total në emër të tij, janë regjistruar në QKB 8 subjekte private të cilat pritet të verifikohen nga SPAK.
Fatura është prerë nga subjekti “La Brisa” në 25 shtator 2023, ndërsa është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në 9 janar 2024. I vetmi biznes që tatimet i japin lekë dhe nuk i vendosin gjobë.
Ambientet e hotelit janë shfrytëzuar nga administrata e Tatimeve për trajnime, seminare dhe pushime gjatë sezonit të verës së vitit 2023. Dhe shuma prej 83 milionë e 900 mijë lekë të vjetra është arkëtuar në llogaritë e subjektit “La Brisa”.
“Zinxhiri” i abuzimit vazhdon me tenderë publikë. Pasi u përdorën si nënkontraktorë për të fshehur paratë e korrupsionit në hotelin famshëm, drejtorët e Veliajt nuk mund të mjaftoheshin me kaq, pasi në gusht të vitit 2023, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, subjekti “ABG Ndërtim” me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit.
Sigurisht ky nuk ishte një tender rastësor, pasi vendimmarrjen direkte në këtë procedurë e ka vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, vëllai i ortakut të Redi Mollës dhe Elvin Tivarit.