Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos dekretojë emërimin e Skënder Gjinushit në kreye të Akademisë së Shkencave.
Meta është shprehur se refuzimi i tij lidhet me faktin se gjatë zgjedhjeve për Akademinë e Shkencave, Skënder Gjinushi figuronte ende kryetar i Partisë Social Demokrate.
Po ashtu Gjinushi ishte kandidat i vetëm në garën për kreun e Akademisë së Shkencave. Një nga kritikët e tij më të mëdhenj, profesori dhe akademiku Artan Fuga i kishte kërkuar publikisht presidentit Meta që t’i cilësonte si të pavleshme këto zgjedhje.
Pas kësaj zgjedhjeje të presidentit Meta, ka reaguar edhe vetë Skënder Gjinushi, ku është shprehur se Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul.
“Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul”, kështu është shprehur Gjinushi për Report Tv.