Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për atentatin e bërë ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke shprehur pikëllimin e tij dhe duke dënuar fuqishëm aktin e dhunës. Në një status në rrjetet sociale, Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka dënuar të gjitha format e dhunës politike.
‘I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci’, shkruan Begaj.
Atentati ndaj Trump ka tronditur opinionin publik ndërkombëtar, duke nxitur reagime të shumta nga liderët botërorë, të cilët kanë dënuar aktin dhe kanë bërë thirrje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit politik.
Aksident i rëndë në Belsh
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Dragot, në territorin e bashkisë së Belshit. Burime...