Policia e Lushnjes ka ndaluar një çift 23-vjeçar, prindër të një fëmije të mitur 2 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “vepra të turpshme” dhe “pornografi”. Sipas policisë dhe prokurorisë së Lushnjes, dy prindërit kishin postuar në rrjetin social TikTok video me përmbajtje të rënda pornografike. Një gjë e tillë ngriti shqetësimin e policisë, duke çuar në ndalimin dhe arrestimin e tyre.
Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” gjyshi i fëmijës, Genci ka deklaruar se nuk është njohur me asnjë fakt apo pamje. Ai theksoi se nëse djali i tij e ka kryer vërtetë një akt të tillë, atëherë duhet patjetër të mbahet në burg.
“Deri tani, e kam të rëndë, sepse nuk i kam fëmijët me këto gjëra të tilla. policia nuk më ka dhënë asnjë fakt, asnjë video. Nëse unë do e dija që fëmija im abuzon me fëmijën e vetë, unë e var me duart e mia. Unë dua faktet, ku janë?
Unë s’kam asnjë lloj fakti. Shkoj në polici dhe policia na përzë se jemi shtresë e ulët. Nuk kam çfarë shpjegimi të jap.
Që të arrijë djali im në këtë gjendje, nuk e di. Unë për atë fëmijë, kemi dhënë jetën tonë, jepnim gjak 2 herë në muaj për atë fëmijë.
Vetëm për të rritur fëmijët e për ti kaluar në një shtresë më të mirë. Jam i stresuar, dua drejtësi ndaj fëmijës. Edhe shteti të vëjë dorën në zemër, unë dua fakte për fëmijën. Dua të më sjellin video.
Unë djalin nuk e lëshoj nga duart”, tha ai, teksa shtoi se policia nuk e ka vënë në dijeni të asnjë videoje apo fakti që rëndon ndaj djalit të tij.
Genci theksoi se djalin e mitur do e rrisë ai vetë dhe se nuk do e dorëzoj te shërbimet sociale.