Sot, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), seanca për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shtyrë për në datën 19 korrik.
Avokati Genci Gjokutaj, në një deklaratë për gazetarët, shprehu pakënaqësinë për trajtimin e çështjes nga gjykata. Ai theksoi se është kërkuar pagesë për dokumentet, një praktikë që, sipas tij, nuk është ndjekur gjithmonë. “Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës. Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai.