Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vendimi i Kushtetueses për Komisionet, Bardhi: Tregoi rolin teatror të Presidentit

15:09 10/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi disa dispozita të Ligjit për Komisionin Hetimor. Sipas Bardhit, ky vendim është një konfirmim i asaj që opozita ka paralajmëruar prej kohësh: shkeljet e Kushtetutës nga ana e mazhorancës socialiste dhe tentativat e saj për të mbyllur hapësirat e kontrollit parlamentar të opozitës.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të gjitha dispozitave të kundërshtuara nga ana jonë dhe të propozuara nga një deputete njëpërdorimshe nuk përbën asnjë surprizë sepse antikushtetutshmëria ishte ulëritëse. Mazhoranca socialiste e ka bërë tashmë rregull shkeljen e Kushtetutës dhe tentativën për t’i mbyllur çdo hapësirë opozitës,” deklaroi Bardhi.

Gjykata Kushtetuese konstatoi disa papajtueshmëri me Kushtetutën në Ligjin për Komisionin Hetimor:

  1. Njëzëri, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 4, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor.
  2. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave.
  3. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 9, që lidhet me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve.
  4. Me shumicë votash, interpretimin pajtues të nenit 6, pika 3, shkronjat “c” dhe “d”, në lidhje me marrjen e provave pa pjesëmarrjen e publikut.

Bardhi gjithashtu kritikoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për mosrefuzimin e shpalljes së ligjit, duke theksuar se Presidenti zgjodhi t’i shërbejë si “ushtar” Edi Ramës në vend që të respektonte Kushtetutën. “Në kulmin e një krize parlamentare, Presidenti i Republikës u ftua të luante rolin e tij kushtetues, të mos shpallte një ligj antikushtetues dhe antidemokratik, që synonte të asgjësonte opozitën. Por Presidenti zgjodhi t’i qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës,” shtoi Bardhi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gazment bardhi

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Tragjike në Greqi/ Furgoni i shqiptarit del nga korsia, 2 persona humbin jetën

Tragjike në Greqi/ Furgoni i shqiptarit del nga korsia, 2 persona humbin jetën

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English