Brazili u eliminua nga Kupa e Amerikës të dielën pas një humbje dramatike me penallti (4-2) ndaj Uruguait, pas një barazimi pa gola në kohën e rregullt dhe shtesë. Ky rezultat erdhi si një goditje e madhe për skuadrën braziliane, e cila pritej të kishte një performancë të fortë në këtë turne.
Uruguai, i udhëhequr nga trajneri Marcelo Bielsa, do të përballet me Kolumbinë në gjysmëfinalen e tyre të mërkurën në Charlotte, Karolina e Veriut. Kolumbia arriti në gjysmëfinale duke mposhtur Panamanë me rezultatin mbresëlënës 5-0 në Arizona.
Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Amerikës do të luhet në Nju Xhersi të martën, ku kampionët e botës, Argjentina, do të përballen me Kanadanë. Ky është një nga përballjet më të pritura të turneut, duke parë formën e lartë të Argjentinës dhe surprizën që Kanada ka sjellë në këtë kompeticion.
Ndeshja mes Brazilit dhe Uruguait gjithashtu u shënua për numrin e lartë të faulleve, me plot 41 faulle nga të dyja skuadrat, duke bërë që loja të jetë një nga më të ashpërit e këtij turneu.
Bari përkujton eksodin shqiptar/ Çifti Nasufi merr nënshtetësinë italiane në 34-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”
Në qytetin e Barit u përkujtua sot 34-vjetori i një prej ngjarjeve më simbolike në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë,...