Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Diaspora, Bylykbashi: Baseni më i madh i votave të lira

11:00 05/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i Partisë Demokratike dhe bashkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e votës së emigrantëve në një tryezë me partitë, ku është diskutuar mbi reformën zgjedhore. Sipas Bylykbashit, vota e emigrantëve përbën një basen të madh të votave të lira që nuk mund të kapen dhe që mund të ndikojnë në rotacionin e pushtetit.

“Vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira, vota që nuk i kap dot,” u shpreh Bylykbashi. Ai shtoi se mbi 2.2 milion shqiptarë jetojnë jashtë, por vetëm 18 mijë prej tyre janë të regjistruar për të votuar, një numër që përbën më pak se 1% të popullsisë në diasporë.

Bylykbashi kritikoi qeverinë për mungesën e vullnetit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e emigrantëve. “Socialistët nuk kanë vullnet për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me votën e emigrantëve, për të cilat tha se janë një basen që jo vetëm nuk mund të kapen, por mund të ndikojnë në rotacionin e pushtetit.”

Gjithashtu, ai theksoi nevojën për ndryshime në Kodin Penal për të përfshirë penalitete ndaj manipulimeve zgjedhore, një kërkesë që sipas tij është refuzuar nga socialistët për shkak të sistemit të patronazhimit. “Kemi kërkuar që të përfshihen penalitete në Kodin Penal, por nuk pranohet nga socialistët, pasi është sistemi i patronazhimit,” tha ai.

Në lidhje me koalicionet zgjedhore, Bylykbashi vuri në dukje se nëse ato do të lejoheshin, Partia Socialiste do të kishte vetëm 69 mandate dhe nuk do të kishte mundësi të formonte qeverinë, ndërkohë që në zgjedhjet e vitit 2021 përfitoi 5 mandate shtesë, duke shkuar në 74. “Nëse do të kishim koalicionet, do të kishim një Parti Socialiste me 69 mandate, pa pasur mundësi që të kishte mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë,” tha Bylykbashi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: oerd bylykbashiVota Diaspores

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Gjykata lë në burg Belerin, rrëzohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

A do t’i hiqet mandati? Beleri paraqitet në KQZ

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English