Skip to content
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Furgoni përplaset me makinën, tre persona të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku janë përplasur një furgon dhe një makinë dhe  kanë përfunduar të përmbysura jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dhe janë dërguar për ndihme mjekësore në spital tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.