Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një qytetar nga Lezha, i identifikuar me inicialet P.T ka tentuar ti japë fund jetës para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Raportohet se ai ka pirë helm.
Pas ngjarjes ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë bëhet me dije se qytetari ka kërkuar që të takojë kreun e SPAK, Altin Dumani.