Skip to content
Kryesore

“O maskara…”/ Policia ndalon protestën e të rinjve përballë Ramës

· 1 min lexim

Policia ka shoqëruar sot disa të rinj pasi protestuan para Kryeministrit Edi Rama për skandalin te Onkologjiku. “O maskara, e hoqe prape përgjegjësinë nga vetja“, dëgjohet teksa thotë njeri prej tyre, ndërsa rojet e sigurisë shihen që ndalin të riun.

Të rinjtë kishin marrë një boks, teksa kishin vendosur aty fjalën e Kryeministrit të vitit 2013, teksa fliste për “shëndetësinë falas”.

Në videon më poshtë shihet momenti kur një tjetër aktiviste tentoi t’i afrohej Ramës për t’i dhënë një broshurë për protestën e ditës së sotme përpara Ministrisë së Shëndetësisë në orën 19:00.