Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Mirditë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Malaj, dhe ndërkohë mësohet se makina ka shpërthyer në momentin që shoferi e ka ndezur. Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi, i identifikuar si Ledovik Syziu. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse artizanale. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.
Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.