Ndonëse nuk i janë ofruar shumë minuta dhe shumicën e ndeshjeve ka hyrë si zëvendësues, Hoxha ka qenë një pikë kyçe që ka rikthyer ndeshjet në favorin tonë me super aksionet e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shprehur emocionet nga EURO 2024.
“Fillimisht faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe, nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifoz të mrekullueshëm për këto emocione të pa përjetuara më parë, se unë jam krenar ama shumë krenar qe jam Shqiptar”, shkruan Hoxha.