### Shqipëria përballet me Kroacinë: Sylvinho shpreson për një rezultat pozitiv
Në prag të ndeshjes së dytë të Euro 2024, ku Shqipëria do të përballet me Kroacinë, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, u shfaq në konferencë për shtyp duke shprehur optimizëm dhe vendosmëri për një rezultat pozitiv.
“Kroacia dhe grupi – Ky është grup i vështirë, patjetër. Ky është një gëzim i madh që jemi këtu. Nuk ka negociata fare, ne do të bëjmë më të mirën,” tha Sylvinho, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje për ekipin shqiptar. Trajneri vazhdoi: “Ky është një kompeticion i mrekullueshëm, asnjëherë nuk do heq dorë nga kualifikimi. Ne kemi respektuar Italinë, deri në minutën e fundit kemi rrezikuar shumë dhe i jemi afruar barazimit. Ndoshta fitojmë.”
Duke folur për performancën e Kroacisë në ndeshjen e saj të fundit ndaj Spanjës, Sylvinho vlerësoi aftësitë teknike dhe cilësinë e lartë të ekipit kroat. “Spanja-Kroacia – Kroacia pati mundësi ndaj Spanjës, i hapi punë spanjollëve. Ishte një ndeshje e mirë. Spanja ka shënuar golat që iu duheshin në 29 minuta. Kroacia ka aftësi teknike dhe cilësi të lartë. Ju e keni parë ndeshjen vetë dhe se sa e vështirë është Kroacia. Modric me shokë, çfarë mund të them, është gëzim më vete të luan ndaj tyre.”
Në lidhje me ndeshjen kundër Italisë, trajneri shqiptar theksoi përpjekjet dhe strategjinë e përdorur për të sulmuar ekipin italian. “Italia – E kemi sulmuar Italinë, por nuk na kanë lejuar. Italia u mbrojt shumë mirë, ky kompeticion ka nivel të lartë. Jorginho dhe Barella treguan se me mënyrat e tyre mund të fitojnë Europianin, mos të harrojmë kanë fituar kampionatin italian. Duhet të rrisim nivelin tonë, ne kemi rrugë përpara, kemi bërë ndeshje të mira.”
Shqipëria hyn në këtë ndeshje me një motivim të lartë dhe dëshirë për të treguar aftësitë e saj në një grup të vështirë. Me një qasje të kujdesshme dhe vendosmëri, ekipi shqiptar shpreson të arrijë një rezultat pozitiv ndaj Kroacisë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazat e ardhshme të Euro 2024.