‘Tendera të paracaktuar’, PD akuza të forta mbi ARRSH

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur akuza të rënda ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) lidhur me shpalljen e fituesve të paracaktuar për disa procedura prokurimi për punë civile. Vangjeli deklaroi se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave po shantazhohen nga eprorët për të shpallur fitues operatorë të caktuar, duke minuar kështu integritetin e procesit.
Në një deklaratë publike, Vangjeli theksoi se Partia Demokratike kishte paralajmëruar për parregullsitë që po ndodhnin dhe se këto paralajmërime tashmë janë bërë realitet. Konkretisht, ajo përmendi tre raste të veçanta të shpalljes së fituesve në procedurat e prokurimit:
- Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban: Në procedurën e zhvilluar më 8 maj 2024, subjekti që pritej të shpallej fitues ishte firma me inicialet “C” shpk. Më 5 qershor, ARRSH shpalli këtë firmë fituese me një vlerë prej 19.7 milionë euro. Sipas Open Data, kjo procedurë ishte vlerësuar me “Flamur të Kuq”, që do të thotë se të gjithë operatorët e tjerë ishin skualifikuar përveç fituesit.
- Zgjerimi i rrugës së Ksamilit: Në procedurën e zhvilluar më 4 qershor, subjekti që pritej të shpallej fitues ishte kompania me inicialet “A.C” shpk. ARRSH shpalli këtë firmë fituese me një vlerë prej 14.2 milionë euro. Edhe për këtë procedurë, të gjithë operatorët e tjerë u skualifikuan përveç fituesit.
- Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, Faza V: Në procedurën e zhvilluar më 3 qershor, subjekti që pritej të shpallej fitues ishte kompania me inicialet “G.C” shpk. ARRSH shpalli këtë firmë fituese me një vlerë prej 24 milionë euro ose 99% e vlerës limit. Të gjithë operatorët e tjerë u skualifikuan përveç fituesit.
Vangjeli theksoi se këto raste tregojnë se punët publike nuk po i nënshtrohen konkurrencës së ndershme, e cila do të garantonte një garë dhe shqyrtim profesional. Ajo shtoi se për të shmangur çdo rrezik gjatë garës, krerët e ARRSH vendosin paraprakisht fituesin, duke përdorur kështu favoret politike.
Partia Demokratike ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi këto procedura dhe për marrjen e masave të menjëhershme për të rikthyer transparencën dhe integritetin në proceset e prokurimit publik në Shqipëri.
Lexo më tej
Shiste sekrete hetimore organizatës kriminale shqiptare të drogës në Itali/ GJKKO dënon ish-oficerin Igli Haxhiaj
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-oficerin e Policisë së Shtetit, Igli…
“E rraha sepse nuk po e duroja dot, nuk flinte gjumë”/ Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 2-vjeçarin në Tiranë
Kanë dalë detaje të reja lidhur me rastin e edukatores së një kopshti privat në Tiranë, e cila…
Filmi “Odisea” i Christopher Nolan rikthen Homerin në modë, shitjet e librave rriten me 1.400% dhe Shqipëria bëhet pjesë e historisë
“Odisea” e Homerit është rikthyer fuqishëm në vëmendjen e publikut, këtë herë falë filmit të Christopher Nolan. Suksesi…
“Dil jashtë, se do vizatoj”/ Rama qorton fotografin britanik gjatë intervistës, Monocle: Si u shemb fasada e “liderit-showman”
Kryeministri Edi Rama është përballur me një portret krejt ndryshe nga ai që zakonisht përcillet në mediat ndërkombëtare.…