Detaje të reja janë bërë me dije nga të afërm të Aldorjana Loshit, efektivës së Policisë, e cila u vetëvra me armën e shërbimit darkën e 24 Majit në Tiranë. E afërmja ka treguar se Aldorjana nuk ndihej e pranuar nga familja, ndërsa ka shtuar se një ditë nëna e saj e ka dhunuar me kabëll që ajo të dëshmonte të njëjtin version me të në gjykatë për vdekjen e të atit. Sipas saj, babai i të resë ka vdekur në mënyrë të papritur në autostradë, pasi kishte marrë një telefonatë dhe kishte dalë nga banesa. Deklaratën e afërmja e bëri në ‘RTSH”.
Pjesë nga intervista:
RTSH: Pse gjithë ky insistim nga pjesa tjetër e familjes për të qenë kundër Aldorjanës për të zbuluar të vërtetat apo kundër saj si vajzë?
E afërmja: Familjarët thonin se ajo nuk bindej dhe nuk merr vesh I ka ngjarë të atit. Ndërsa vajza thotë se nuk është dakord me atë që thonë për babain, ajo thoshte se e kanë rrahur me kabëll në gjykatë që të ajo të thoshte atë që donin ata dhe për këtë arsye dyshonte.
RTSH: Kush këta?
E afërmja: Mamaja vet, se vëllai ka qenë i vogël. Mamaja ka deklaruar në gjykatë dhe Aldorjana thoshte se kur ka shkuar ajo e ka rrahur me kabëll që të dëshmonte atë që donte ajo. Dhe pastaj filluan të kishin konflikte dhe dyshimet e vajzës. Ajo mezi priste të rritej e të largohej.
RTSH: Si ka vdekur i ati?
E afërmja: Ka vdekur nga një aksident i papritur pas një telefonate në orën 1.30 të natës ka dal nga shtëpia dhe ka vdekur në autostradë në 2009. Janë mbyllur hetimet dhe asnjëri nuk ka bërë burg. Dhimbja që ka përfshirë familjarët ka qenë e madhe dhe gjithmonë ka pasur hije dyshimi si vdiq i ati.
Aldorjana Loshi jetonte në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5, si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë dhe jetonte me nënën dhe një vëlla më të vogël. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë se përse ajo i mori jetën vetes pasi sipas kolegëve të saj, e reja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim ose shenjë që kishte probleme aq sa mund t’i merrte jetën vetes. Por për të zbardhur gjithë misterin, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.