Skip to content
Kryesore

Çfarë s’u pa nga protesta para GJK, blegtorët sjellin delet

· 1 min lexim

Ashtu si dhe ishte njoftuar, sot u mbajt protesta para Gjykatës Kushtetuese kundër taksës për profesionet e lira. Me sloganin “Mos rri si dele protesto”, organizuesit kanë ftuar bizneset ofrues të shërbimeve profesionale të protestojnë. Qytetarët kërkojnë shfuqizimin e ligjit të tatimit të profesioneve të lira. Një prej tyre shprehet se ky taksim po i shkatërron bizneset.

“Me këtë ligj kërkojnë ta mbyllin biznesin. Po qe se tatimi nuk hiqet do e mbyll biznesin. I bej thirrj gjyqatrëve që ligji të jetë i barabartë për të gjithë”, u shpreh qytetari.

Përveç qytetarëve, pjesë e protestës janë bërë edhe blegtorët, të cilët nuk kanë nguruar të sjellin me vet edhe delet, me pankarta të vendosuar në qafë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)