Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

3 orë në SPAK/ Meta ja kalon “topin” Kryemadhit: Ajo është marrë me pronat, unë jo!

17:25 13/06/2024
Reading Time: 2 min lexim
Arrestimi i Ilir Metës/ Reagon Monika Kryemadhi

Pasi u thirr në SPAK, kreu i Partisë së Lirisë në një intervistë të shkurtër për gazetarët pretendoi se nuk është marrë asnjëherë me çështje financiare, ndërsa përgjegjësitë ia atribuoi bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit.

Ai shtoi se edhe deklarimin e pasurisë që është bërë çdo vit e ka firmosur me mirëbesim, pasi Kryemadhi kishte një avokate që i ndiqte çështjet.

“Në datën kaq 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro këtu, dini gjë e ka diskutuar me ju? Mbaj mend unë me Monikën në 2008 se çfarë ka tërhequr apo si ka tërhequr, ajo ka bërë tërë ato veprime sepse kanë pasur tërë ato pronat e tyre, kanë pasur pallatin e tyre, pronat e tyre, ka pasur pjesën e mamasë së saj, ka bërë pagesa për fëmijët, punët e saj, unë nuk kam ndërhyrë kurrë në këto çështje dhe kurrë nuk jam marrë as me çështje, financiare, edhe me deklarimin e pasurisë që është bërë çdo vit, unë kam firmosur në mirëbesim pasi ajo kishte një notere, avokate që i ndiqte këto çështje.”, u shpreh kreu i PL-së.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte pyetur për të njëjtat çështje si bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndër to hetimin pasuror, Meta përsëriti se përgjegjësitë financiare i ka mbajtur ajo, ndërsa ai ka bërë politikë. Ai tha se çështjet e pronave dhe ato financiare, është përgjegjëse vetëm Kryemadhi.

“Unë se di si janë bashkuar, ajo mund t’i dijë më mirë këto punë, unë po ju them për çfarë u pyeta unë sot. Për këto gjëra u pyeta, t’i bëjnë si të kenë qejf ata çështjet, unë jam i hapur. Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë këtë e bëj mirë. Merren me histori paske diskutuar ti me Monikën në shtëpi, këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire (SPAK), unë merrem me politikë.”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë ka dëshmuar paraditen e sotme për rreth 3 orë në SPAK. Ai tha se u thirr nga prokurorët si denoncues i aferave sipas tij të qeverisë së Edi Ramës. Kjo paraqitje e Metës në SPAK vjen një ditë pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ilir MetaMonika Kryemadhi

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Itali/ Kontrollet rutinë “fundosin” shqiptarin, kapet në makinë me 1 mln euro drogë

Itali/ Kontrollet rutinë "fundosin" shqiptarin, kapet në makinë me 1 mln euro drogë

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English