Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skemë mashtrimi për të përfituar 340 mijë euro, dënohet ish-punonjësja e Kuvendit

16:37 13/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Ish-punonjësja e Kuvendit, Milena Deraj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 vite burg, pasi akuzohet për mashtrim.  Deraj ka dorëzuar një deklaratë noteriale, ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku. Deraj iu mori Hasan Verracakut, Abedin Verracakut, Shyqyri Verracakut, shumën prej 340 mijë euro, duke iu premtuar se do i ndihmonte në një gjyq që ata kishin.

Deraj ka mashtruar edhe shoqen, duke i marrë një shumë prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit. Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave, është paraqitur në polici dhe ka denoncuar rastin. Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët.

Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese. Pas kësaj, policia ka shpallur në kërkim Abedin Verracakun, Shyqyri Verracakun dhe Hasan Verracakun (babai dhe dy djemtë), banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, me qëllim kthimin e parave.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, mbi bazën e materialeve kallëzuese të vitit 2023, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Mashtrimit”,  ndaj të pandehurës me iniciale M. D, ish punonjëse e Bankës së Shqipërisë, me profesion ekonomiste. E pandehura ka përfituar shumën prej 340.000 Euro, duke mashtruar shtetasin me iniciale A. D etj, duke i marrë përsipër zgjidhjen e çështjes gjyqësore, ndaj disa të pandehurve. Po ashtu dhe shoqes së saj me iniciale E. Sh, i ka marrë shumën prej 250.000 Euro, duke  premtuar se këto para do t’i investonte në bono thesari.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi kundër të pandehurës me iniciale M. D, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda,  parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1088, datë 30.04.2023 ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtore të pandehurës M. D, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  2. Në aplikim të nenit 406 te Kodit te Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës se dënimit dhe përfundimisht e pandehura M. D, dënohet me 5 (pese) vite burgim.
  3. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ndalimit datë 25.05.2023. Dënimi i mbetur do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga e pandehura me iniciale M. D, e cila kërkoi:

  1. Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
  2. Deklarimin e të pandehurës të pafajshme.
  3. Në rast se gjykata e gjen fajtore kërkojmë:

– Deklarimin fajtore të të pandehurës, për veprën penale të “Mashtrimit”, të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vite burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.

– Aplikimin e nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurës në provë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 1088, datë 30.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tiranë, më 13.06.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Etiketa: Milena Deraj

Të lidhura

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi
Bota

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Një kandidat për presidencën e Kolumbisë u qëllua me tre plumba gjatë një tubimi në kryeqytetin Bogota, dy prej tyre...

09:21 08/06/2025
Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur
Bota

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Hasrodes në Belgjikë, ku një adoleshent 16-vjeçar nga një familje refugjatësh ukrainas...

09:06 08/06/2025
Para
EMRAT/ Dhunuan një person në Sarandë, arrestohen babë e bir

EMRAT/ Dhunuan një person në Sarandë, arrestohen babë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

09:21 08/06/2025
Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

08:45 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.