Një 47-vjeçare është proceduar penalisht, pasi tentoi të fuste në Shqipëri, një shumë rreth 36 000 paund, pa i deklaruar në aeroportin e Rinasit. Policia ka konstatuar shumën e madhe të parave që 47-vjeçarja mbante me vete, shumë e cila u sekuestrua.
Policia kreu kontroll në çantën e shtetases L. B. (me shtetësi shqiptare dhe angleze), ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen L. B., 47 vjeçe. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.