Për gjyqtaren Majlinda Dogga, janë bërë 210 denoncime, për abuzime të rënda me dosjet gjyqësore, nga të cilat u futën për hetim vetëm 33 dosje, por dhe këto i hoqi nga procesi i vettingut, megjithëse ka favorizuar zyrtarë hajdutë, grabitës pronash, vrasës, përdhunues e trafikantë droge…
Më 19 dhjetor 2022, treshja e famshme e komisionit të vettingut, Suela Zhegu, Etleda Çiftja e Alma Faskaj, lanë në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Majlinda Dogga, duke shpërfillur provat e shumta për abuzimet me detyrën, pasuritë korruptive nga pazaret me vendimet gjyqësore dhe lidhje me eksponentë të botës së krimit.
Por, ndaj këtij vendimi klientelist e në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit të vettingut, ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili nëpërmjet një raporti zyrtar, ka evidentuar abuzimet e gjyqtares Majlinda Dogga dhe fshehjen fakteve nga trupa gjyqësore e vettingut.
Relatimi për kriterin e pasurisë korruptive dhe pa-ligjshmërisë së vendimeve, zuri pjesën kryesore të vettingut për gjyqtaren Majlinda Dogga, sipas raporteve ILDKPI, Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë e denoncimeve të qytetarëve.
Sipas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ndryshe nga të dhënat e institucioneve investiguese e ligj-zbatuese, që kanë paraqitur “qelibar” gjyqtaren “llum” Majlinda Dogga, është konstatuar mungesë e burimeve të ligjshme për pasuritë dhe llogaritë bankare që ka.
Më konkretisht, bashkëshorti Dhimitër Dogga, mësues fiskulture në Vorë, ka deklaruar pasuri, llogari bankare e transaksione financiare, që nuk përputhen me të ardhurat e tij zyrtare, madje i ka shtuar dhe pas daljes në pension.
Ndërsa vajza, Erinda Dogga, ish-shefe sektori te Bashkia e Tiranës dhe tani shefe të Drejtoria Transportit Rrugor të Shqipërisë, ka qarkulluar vlera të mëdha financiare cash jashtë sistemit bankar; madje një nga faktet, është se bashkëshorti i gjyqtares, ka blerë makinë te një person i gjykuar penalisht nga gjyqtarja Majlinda Dogga, në kohën kur ai ishte në proces gjykimi dhe është shpallur i pafajshëm.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, konstatoi dhe ka raportuar, se për gjyqtaren Majlinda Dogga, janë bërë 210 denoncime në komisionin e vettingut, për abuzime të rënda me dosjet gjyqësore, nga të cilat u futën për hetim vetëm 33 dosje, për dhe këto i hoqi nga procesi i vettingut.
Por trupa gjyqësore e vettingut, nuk i trajtoi abuzimet e këtyre dosjeve gjyqësore, ku kishte dhe vendime, ku vërtetohet se gjyqtarja Majlinda Dogga, ka favorizuar eksponentë të botës së krimit, zyrtarë hajdutë, grabitës pronash, vrasje, përdhunime e trafik droge.
Për të shpëtuar nga shkarkimi gjyqtaren Majlinda Dogga, trupa e komisionit të vettingut, u urdhërua nga qarqet politike, oligarkike e kriminale dhe shtyu e dha ilegalisht vendimin më 19 dhjetor 2022, duke e lënë në detyrë me fshehje provash.
Kjo gjyqtare i ka bërë rrugë vendime të tilla, duke marrë “në qafë” edhe shumë qyetarë të tjerë me vendimet e saj. (Lexo këtu)
Për fajin e saj, në vitin 2017 u vra gjyqtarja Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj. Ishte Majlinda Dogga, e cila pushoi çështjen e urdhër-mbrojtjes më datë 7 prill të vitit 2015, pasi vetë Hafizi nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore. Hafizi e kishte bërë kërkesën për urdhër-mbrojtje që më 24 mars dhe gjyqtarja e shqyrtoi pas gati dy javësh dhe e mbylli rastin duke sjellë më pas dhe vrasjen e saj.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjyqtarja Dogga e ka kaluar vettingun me shumë pikëpyetje. KPK verifikoi transaksionet dhe burimet për blerjen e një automjeti në vitin 2008 nga vajza e saj për çmimin 3000 euro. Si burime krijimi të kësaj pasurie, vajza e gjyqtares Dogga ka deklaruar kursimet familjare.
Nga hetimi ka rezultuar se pala shitëse, shtetesja E.S., e kishte blerë këtë makinë një vit më parë me kilometrazh ‘zero’, kundrejt çmimit 1 milion e 350 mijë lekë.
Nisur nga ky konstatim, KPK ka hetuar për trajtim preferencial të vajzës së subjektit në këtë transaksion.
Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se Dogga ka gjykuar një çështje ku palë ka qenë babai i shitëses së mjetit, të cilit i është pranuar një kërkesë padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe kthimin e një huaje.
Komisioni konstatoi se vendimmarrja e Shkallës së Parë është lënë në fuqi edhe nga Apeli, si dhe është rrëzuar rekursi i palës së paditur. Duke vlerësuar se amortizimi i mjetit për një vit ka qenë i ulët, si dhe nisur nga shitja për një çmim disa herë më të lirë, Komisioni ngriti dyshime se çmimi 300 mijë lekë nuk është ai që është paguar për mjetin.
Por kjo çështje më pas kaloi në heshtje dhe gjyqtarja u konfirmua.
Burimi: Pamfleti