Princ Leka dhe Elia Zaharia janë zyrtarisht të divorcuar që prej 25 prillit me vendim gjykate. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian, dhe babain e saj Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje.
Arsyet e divorcit ishin konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës. Një video në rrjetet sociale tregoi çiftin në momente tensioni me përplasje verbale dhe fizike, çka çoi në hetimet e prokurorisë.
Pas ndarjes, Leka dhe Elia kanë rënë dakord që të kalojnë kohë të barabartë me vajzën e tyre, Geraldinën. Ajo do të kalojë çdo javë të paktën 48 orë në rezidencën e babait, duke përfshirë ditët e premte dhe të shtunë. Kjo kohë mund të ndryshohet ose zgjatet me kërkesë të babait për aktivitetet sociale dhe kulturore.