Skip to content
Kronikë

EMRAT/ Kanabis, armë dhe municione në Lezhë, arrestohet një person, në kërkim nipi

· 1 min lexim

Policia e Lezhës ka zbuluar një rast të trafikimit të drogës, duke arrestuar një 62-vjeçar dhe shpallur në kërkim nipin e tij.

Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, një armë gjahu, municione, 2500 fara kanabisi, një sasi kanabisi, pesë radio, dhe pajisje elektrike të ndryshme. U arrestua Ndue Gjini dhe në kërkim është shpallur nipi i tij, Ardit Gjini, të cilët posedonin armët dhe po përgatiteshin për mbjelljen e farave të kanabisit.

“Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë.”, thuhet në njoftimin e policisë

Policia vijon kontrollet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave në kërkim.