SPAK ka zbuluar detaje nga një operacion kundër një grupi kriminal që trafikonte njerëz duke falsifikuar dokumente dhe viza. Sipas SPAK, janë vendosur masa sigurie për 31 persona të dyshuar, përfshirë një punonjës policie.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe ato të Kosovës. Ky grup kriminal ndihmonte njerëzit të kalonin ilegalisht në SHBA dhe Kanada duke përdorur dokumente të falsifikuara.
“Ky grup ndihmonte në kalimin ilegal për në SHBA dhe Kanada përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara,” thuhet në deklaratën e SPAK.
Në operacion u arrestuan 32 persona dhe u konfiskuan dokumente të falsifikuara, kompjutera, printera, 25 mijë euro dhe 20 mijë paund, si dhe droga dhe pajisje të tjera. Hetimet vazhdojnë për të arrestuar të dyshuarit e tjerë dhe për të mbledhur prova të mëtejshme.