Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, Policia ka gjentur trupi e pajetë të Eraldo Nevruzit, recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi i cili u vra nga pronari i hotelit Gerald Shehu rreth orës 00:30 të 6 qershorit 2024. Mësohet se trupi është gjetur në një gurore në Vuno.
Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë për të parë lëvizjen e makinës së autorit e cila ka qenë e dëmtuar. Kjo ka qenë indicie e policisë se Gerald Shehu duhet të ketë lëvizur në një rrugë të ngushtë, për ta hedhur trupin. Shehu ka ecur Dhërmi – Himarë dhe pasi ka fshehur trupin në guroren në Vuno është kthyer në banesë për të marrë rrobat e tij dhe për t’u larguar drejt Greqisë përmes Qafë Botit.
Hoteli frenkuentohet nga turistë anglezë të cilët kishin shkuar në Dhërmi për të marrë pjesë në “Kala Festival”.
Ka qenë një turiste angleze që i ka thënë policisë se ka dëgjuar krisma dhe të bërtitura. Ndërkohë vjehrra e tij ka marrë në telefon policinë pasi nuk ka gjetur recepsionistin në hotel dhe as rrobat e tij.