Me Kampionatin Europian “Gjermani 2024” që po afrohet, janë bërë publike pagat e trajnerëve të 24 skuadrave pjesëmarrëse. Sipas “Finance Football”, lista tregon trajnerët nga më i paguari deri tek më pak i paguari.
Në krye të listës është Gareth Southgate i Anglisë, ndërsa Julian Nagelsmann i Gjermanisë dhe Roberto Martinez i Portugalisë ndajnë vendet e dyta dhe të treta. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, renditet në vendin e 16 mes 24 trajnerëve.
Trajnerët e tjerë të njohur, si Zlatko Dalic i Kroacisë, është në vendin e 11, Luis de la Fuente i Spanjës në vendin e 13, dhe Luciano Spalletti i Italisë në vendin e 6.