Skip to content
Politikë

Partia e Lirisë: Përkeqësimi i treguesve ekonomikë e plani për rritjen e eksporteve

· 1 min lexim

Në analizën e treguesve të tregtisë së jashtme për vitin 2023 dhe katër muajt e parë të vitit 2024, Partia e Lirisë ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e ekonomisë në Shqipëri. Sekretari për Çështjet Ekonomike, Petraq Milo, ka vënë në dukje uljen e eksporteve të drithërave, mineraleve, çimentos, gurëve, lëkurës dhe produkteve bujqësore.

“Shqipëria në vitin 2023 eksportoi më pak drithëra, minerale, çimento, gurë, lëkurë, produkte bujqësore. Ecuria e treguesve të tregtisë së jashtme në 4-mujorin e parë të vitit 2024, tregon vazhdimisë në përkeqësimin e këtyre treguesve,” tha Milo.

Partia e Lirisë ka propozuar një strategji me pesë prioritete për të kthyer Shqipërinë në një fuqi eksportuese:

  1. Mbështetja e fermerëve: Rritja e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
  2. Rritja e prodhimit të energjisë: Liberalizimi i licencave për energji solare, erës dhe të tjera të rinovueshme.
  3. Mbështetja e energjisë përpunuese.
  4. Krijimi i zonave të lira ekonomike: Një faktor kyç për rritjen e eksporteve në rajon.

“Këto masa janë të domosdoshme për të përmirësuar treguesit ekonomikë dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritshme për ekonominë shqiptare,” theksoi Milo.