Komisioni Hetimor për TIMS, me votat e deputetëve të PS-së, vendosi që dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të bëhet me dyer të mbyllura. Vendimi u mor me 8 vota të deputetëve të PS-së.
Vendimi u parapri nga debate mes deputetëve demokratë dhe socialistë. Toni Gogu, nënkryetar i Komisionit Hetimor, tha: “Kemi një kërkesë paraprake nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që kërkon dëshmi me dyer të mbyllura.”
Rrumbullaku tha se dëshmia e tij përmban sekret, por vendimi për mënyrën e zhvillimit të mbledhjes i takon Komisionit.
Gogu shtoi se deputetët e opozitës po i vjedhin kohë Komisionit me debate dhe se salla e mbledhjes po kthehet në një vend paligjshmërie, duke akuzuar kreun e Komisionit për shkelje të rregullores.
Ervin Salianji, kryetari i Komisionit Hetimor, reagoi duke thënë: “Ju thoni se gjithçka është shoë, por në fakt këto që ju i quani shoë janë ajo gjendja ku keni katandisur Shqipërinë.” Ai akuzoi socialistët se duan të mbulojnë paligjshmërinë dhe se kanë frikë nga transparenca.
Deputetët e opozitës thanë se nëse Rrumbullaku mendon se pyetjet mund të përmbajnë sekret, ai mund të mos i përgjigjet. “Nuk e detyron asnjë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që të japë informacione mbi ato që ai i vlerëson si sekret,” thanë ata.