Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të zhvillojë një mbledhje këtë të martë në orën 13:00, pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Mësohet se deri tani kanë njoftuar që mbledhja do të bëhet me dyer të mbyllura.
Kujtojmë që Sokol Mëngjesi pas disa ditësh i shtruar në spital, u transportua të hënën me një avion sanitar drejt Athinës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopsht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë.