Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama bashkëpunëtor me Hysën, si e kamufloi takimin te Kryeministria

20:34 03/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Takimi i Edi Ramës me Luftar Hysën, vërteton edhe njëherë faktin se kreu i qeverisë i ka dhënë vetes fuqinë të ftoj këdo në zyrën e tij. Madje edhe persona krimi apo mashtrues, duke bashkëpunuar me ta e më pas t’u pastrojë imazhin sa herë që del para gazetarëve dhe pyetet për ta.

Rama tha se e ka pritur njëherë në zyrën tij, pa e ditur se kush ishte. Kreu i qeverisë nuk mban përgjegjësi kë merr te zyra, dhe rasti më flagrant është ky. Mesa duket kushdo që do të ndërtojë mbi 3000 hotele ose kazino në jug a veri të vendit, mund t’i bëjë fare thjeshtë vetëm me një takim te tavolina e tij. Në investigimin e radhës nga “Report”, Rai nënvizohet e bardha mbi të zezë se Hysa është një emër që është konsideruar nga Kanadaja si një nga narko-trafikantët e Amerikës Latine, i cili pastron para në emër të kartelit “Sinaloa”.

Hysa lan mëkatet te Blendi Fevziu

Hysa u hoq si artist për t’u futur në Kryeministri pa u rënë në sy gazetarëve edhe pse pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit. Për të pastruar imazhin Hysa një ditë më pas i ftuar në emisionin Opinion të Blendi Fevziut deklaroi se qëllimi i vizitës së tij në kryeministri ishte artistik. Megjithatë fati i librit të mikut skocez nuk u mor vesh asnjëherë, nuk pamë asnjë publikim të tij me “instruksionet” e Ramës për Shqipërinë.

“Njolla” si anëtar i kartelit të Sinaloas po e përndiqte kudo Hysën dhe libri nuk piu ujë si histori. Ndaj strategjia e vetme ishte të mohonte kategorikisht përmes mediave lidhjen e tij famëkeqe që në fakt në mediat meksikane tashmë kishte marrë “dhenë”.

Edhe kryeministri u angazhua fort publikisht. I pyetur nga gazetarët në Shqipëri për takimin e tij me Luftar Hysën, Edi Rama i quajti akuzat shpifje dhe mediat e vatanit llum.

VIDEO 0:32- 0:45/ 1:08-1:36 (Deklarata e Ramës)

Deklarata e Ramës për Hysën në RAI 3

Ndërsa në intervistën e tij mbrëmjen e djeshme ai bëri një sy qorr e një vesh shurdh duke pretenduar fillimisht se nuk e njihte se kush ishte Luftar Hysa dhe aq më pak lidhjet e tij me kartelin e Sinaloas, për të cilat “doli zot” një vit më parë të thoshte se janë akuza të rreme.

Megjithatë ky nuk ishte përgënjeshtrimi i vetëm i kryeministrit në lidhje me atë takim. Para gazetarëve të Rai-t Rama tha se arsyeja e vizitës së Luftar Hysës në zyrën e tij ishte licenca e kazinosë.

Rama hiqet sikur nuk di gjë

Pra Rama i cili pretendon se nuk i njeh këta persona, i fton në zyrë pa ditur asgjë për ta. Si është e mundur? Kreu i qeverisë nga tavolina e të cilit kalon çdo informatë, nuk di asgjë për të ftuarit e tij special? Ai mund ta mohojë sa herë të dojë të vërtetën, por tashmë veprimet dhe jo veprimet e SPAK kanë zbuluar eksponentë të qeverisë së tij që janë palë me krimin dhe pas hekurave, ndërsa të tjerë i ka në Parlament që shpesh ju del në mbrojtje dhe bashkëpunon me ta në afera që rëndojnë në kurriz të qytetarëve shqiptare. Rama mund të hiqet sikur s’di gjë për Hysën, por ajo që ne dimë të themi është se libri i skocezit në bibliotekën e tij nuk është, por të paktën do mbajmë mend se nga takimi i tyre u dha “OK” për kazinonë tek Marina Bay.

Etiketa: edi ramaluftar hysa

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 4 Qershor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.