Pas 5 ditësh qëndrimi dhe kurimi intensiv në spitalin e Traumës, mjekët bëjnë me dije se gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar. Ditën e sotme atij i është bërë një skaner dhe burime nga spitali i bëjnë me dije se sipas skanerit gjendja është e stabilizuar.
Mjekët gjithashtu kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma, e cila zgjat në kohë si proces. Avokati vijon të jetë në intubim dhe mjekët kanë vendosur që ta mbajnë edhe dy ditë.
Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, ku raportohej se ishte në gjendje të rëndë, pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.