Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në ambientet e SPAK. Ende nuk dihet se përse është thirrur, por dyshohet se ka lidhje me tenderat që ka dhënë gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Kamzës.
“Jam thirrur si person në dijeni. Kallëzimi është bërë nga këshilltarët bashkaikë dhe bëhet fjalë për tendera të dhënë në vitin 2019,”-tha Mziu pasi doli nga SPAK.