Alen Karaboja është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë. I riu gjeti vdekjen pasi u përplas me motor pas një muri. Prindërit e Alen janë me origjinë shqiptare, ndërsa vetë Alen ka lindur në Valcamonica. (lexo këtu)
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Bienno të Valcamonica. Siç raportojnë mediat vendase, në të njëjtën motoçikletë me të si pasagjer ishte edhe një shok i tij me origjinë marokene, i cili mbeti i plagosur.
Sipas hetimeve, pak para se të ndodhte aksidenti, shqiptari kishte qenë në një festë ditëlindjeje me miqtë e tij. Si pasojë e plagëve të rënda i riu nuk ia doli që të mbijetojë, ndonëse u transportua me ambulancë ajrore në spitalin Civil në Brescia.
Miqtë dhe të afërmit kanë reaguar të pikëlluar në rrjete sociale, mes tyre dhe një mesazh nga i vëllai i Alen, Enio, i cili ka publikuar një foto kur kanë qenë fëmijë.
“Do të dua gjithmonë vëllai im, ti je gjysma ime tjetër dhe gjithmonë më ke mbushur zemrën me gëzim. Çdo ditë do të shikoj qiellin dhe do të përshëndes si gjithmonë. Do më mungosh, më shiko dhe më mbro nga lart, të dua”, shkruan vëllai i tij Enio në rrjetet sociale.