Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka paralajmëruar këtë të premte padi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha dritën jeshile shtetit dhe Fondit Amerikan për Zhvillim që të ndërhyjnë në Parkun Kombëtar të Butrintit. Sipas Zhupës, pavarësisht këtij vendimi nga GJK, çështja nuk është mbyullur ende.
Gjatë fjalës së saj deputetja demokrate, tha se ka dyshime se më këtë rast është kryer korrupsion. Ajo tha se do të kërkojë nga SPAK, hetimin e veprimtarisë së Fondacionit AADF dhe të tre gjyqtarëve, që sipas saj janë në koflikt interesi. Zhupa tha se AADF, ka paguar 250 mijë euro për të bërë ekspertizën e ligjit për trashëgiminë kultorore dhe ti hapte rrugë koncensionev
Ina Zhupa: Do t’i drejtohemi SPAK-ut me një padi, për të gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore për këtë marrëveshje. Veprimtarinë e AADF-së dhe të tre gjyqtarëve që janë në konflikt interesi. A quhet korrupsion nëse paguan 250 mijë euro për të bërë një ligj që më pas t’i të marrësh një diçka për veten. AADF ka paguar 250 mijë euro për të bërë ekspertizën e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe ti hapte rrugë koncensioneve, ka paguar planin e menaxhimit dhe e ka marrë vetë vendimin.
Vendimi më 30 Maj
Gjykata Kushtetuese zbardhi më 30 Maj vendimin e saj që i hapte rrugë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim AADF që të menaxhonte parkun. Në vendimin e saj, Kushtetuesja shprehet se marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij në drejtim të identifikimit dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore. Ndërsa shton se në lidhje me pretendimin për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore, modeli i administrimit të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të Parkut të Butrintit nëpërmjet administrimit indirekt përmes krijimit të një fondacioni të dedikuar, erdhi si nevojë e gjetjes së vlerave të reja të administrimit në funksion të ruajtjes, mbrojtjes dhe rritjes së vlerave të trashëgimisë kulturore. Sipas Kushtetuese, sistemi aktual i menaxhimit nuk garantonte në perspektivë mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore e natyrore të sitit dhe zhvillimin e integruar të tij, si dhe nuk siguronte të ardhura sipas pritshmërive që duhet të ketë një pasuri me vlera kaq të rëndësishme kombëtare universale.