Në Qarkun e Shkodrës po vazhdon intensivisht operacioni policor kombëtar i quajtur “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet intensive në Postribë dhe Velipojë, janë asgjësuar 4621 bimë dhe fidanë kanabisi.
Në Velipojë, është identifikuar dhe arrestuar autori i kultivimit të këtyre bimëve. Kryetari i njësisë administrative të Postribës është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Në kuadër të operacionit, policia në Postribë gjeti dhe asgjësoi 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Kryetari i njësisë administrative, Ramazan Meaj, është proceduar për shpërdorim detyre.
Në Velipojë, policia gjeti dhe asgjësoi 290 bimë kanabisi dhe arrestoi autorin e dyshuar, Artur Toma.
Operacioni “Territor i pastër” vijon me intensitet për të identifikuar dhe kapur të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari kriminale.