Një 64-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se viktima dyshohet se është tërhequr nga një kafshë.
Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 19:50 në fshatin Petrelë. Dyshimet se ai është tërhequr zvarrë nga një kafshë kanë ardhur nga deklaratat e familjarëve të viktimës.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.