Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“La Brisa”/ S’ka qetësi për Veliajn, tjetër kallëzim në SPAK, i bashkohet dhe Malaj

16:49 30/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ka bërë një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në këtë kallëzim përfshihet edhe kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj dhe bëhet fjalë për hotelin “La Brisa” në Dhërmi që lidh të dy kryebashkiakët. Në kallëzim kërkohet vendosja nën sekuestro e këtij hoteli që do të çojë në hetim të Veliajt dhe Malajt pasi ka dyshime për burimin e të ardhurave. Dokumentet u dorëzuan në SPAK nga avokatja Adriana Kalaja në emër të PD.

“Dyshohen se kanë kryer vepra të rënda penale që lidhen me korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe përfitimi i paligjshëm që ka bërë vëllai i Agron Malajt, në cilësinë e ortakut me katër kompani që ne kemi denoncuar më herët”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

Drejtori i UKT-së Tiranë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj…, ne kemi çmuar se përmbushen të gjithë hapat për të bërë një kallëzim penal shtesë dhe kundër Bashkisë së Matit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të rënda penale që lidhen me korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe përfitimi i paligjshëm që ka bërë vëllai i Agron Malajt, në cilësinë e ortakut me katër kompani që ne kemi denoncuar më herët.

Kemi sjellë në vëmendje të SPAK-ut megjithëse këto shkelje shumë të rënda në buxhetin e bashkive respektive janë evidentuar dhe nga KLSH, që ne e kemi referuar dhe organi hetimor nuk ka marrë asnjë masë që lidhet me avancimin e mëtejshëm të konsumimit të këtyre veprave penale.

Ne i kemi kërkuar SPAK-ut të sekuestrojë hotelin ‘La brisa’ në Dhërmi, po ashtu kemi kërkuar ngritjen e një grupi hetimi që të gjejë burimin e të ardhurave që është ngritur ky hotel dhe kemi kërkuar një analizë të hollësishme për tenderët që ka përfituar vëllai i Malajt në Bashkinë e Tiranës.

Akuzat e PD ndaj Veliajt dhe Malajt

Kujtojmë se më herët PD ka ngritur disa akuza ndaj Veliajt dhe Malajt. Në dokumentet e publikuara nga demokratët nënvizohet se të dy dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit dhe përfitimit të paligjshëm të tenderëve. Kallëzimi lidhet me ndërtimin e hotelit “La Brisa” në Dhërmi, ku janë të përfshirë edhe drejtorët e Veliajt. (lexo këtu)

Malaj dyshohet se ka përfituar nga fondet publike në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes familjarëve të tij. Duke kërkuar hetim nga SPAK, PD kallëzon se Malajn ka përfituar me anë të vëllait të tij Fatos Malaj, i cili zotëron 5 shoqëri tregtare.

Siç është denoncuar edhe nga Këlliçi para pak kohësh, Fatos Malaj së bashku me Elvin Tivarin kanë investuar 1,8 miljonë euro për ndërtimin e La Brisa. Rezulton se kompania “La Brisa”, dhe hoteli me Dhërmi mban të njejtin emër ,i detyrohet një shumë prej 630 mije eurosh një nenkontraktori “ABG ndertim”. Kompani ABG është blerë në vitin 2021 nga Durim Mustafa. Ky i fundit ka punuar si drejtor drejtorie në UKT Tiranë, njëkohësisht është dhe pjesë përbërëse e komisionit të ofertave.

Etiketa: agron malajerion veliajpd

Të lidhura

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec
Aktualitet

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qarkun e Korçës, ku një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen...

15:08 07/06/2025
Para
Aksident i rëndë në Lezhë/ Traileri përplaset me makinën, efektivi drejt Traumës

Aksident i rëndë në Lezhë/ Traileri përplaset me makinën, efektivi drejt Traumës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.